Majlinda kallxon se kur ka me u pensionue nga xhudo

Majlinda Kelmendi, e cila fitoi Medaljen e Artë në Lojnat Olimpike ‘Rio 2016’, thotë se jeton për xhudo dhe mendon të vazhdojë me këtë sport edhe për dhetë vjet.

“Unë jam ende e re, jam 25-vjeçare dhe mendoj se kam edhe dhetë vjet të tjerë në xhudo. Unë vërtet e due xhudon. Nuk merrem me të për pare, nuk e baj për me qenë e famshme. Jetoj për xhudo”, ka deklarue ajo në nji intervistë për “judoinside.com”.

“Stërvitjet e forta nuk janë gja e keqe për mue. Kur stërvitem fort, ndihem mirë. Mandej shkoj në gara dhe due që të gjithë të më shohin dhe t’u kallxoj krejtve se sa e mirë jam, se sa e fortë jam”, ka thanë Kelmendi.