Majlinda Kelmendi e “kall” Rusinë, bahet Kampione Europiane

Majlinda Kelmendi asht kampione europiane në xhudo.
Xhudistja kosovare ka triumfue në Kampionatin Europian të xhudos që u mbajt në Rusi, për me fitue medaljen e ARTË, tu’ e mposhte në finale francezen Priscilla Gneto në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo medalje e artë për Kosovën vjen mbas shumë problemesh që hapën autoritetet vendase para fillimit të kampionatit, ku fillimisht iu ndalue Kosovës pjesëmarrja me simbole shtetnore, përkundër që gëzon anëtarësim të plotë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Mbas kërcënimit të palës kosovare për bojkotim të Europianit, rusët pranuen që Kosova me u përfaqësue me simbole shtetnore, ku Kelmendi nisi garën tu’ e mposhte fillimisht ukrainasen Oleksandra Starkova, mandej izraeliten Roni Schwartz, dhe në gjysmëfinale francezen Annabelle Euranie.

 

majlindaa