Majlinda Kelmendi nderohet me Dekoratë nga Familja Rugova

Trajneri i Majlinda Kelmendit, e cila Kosovës ja pruni Medaljen e parë Olimpike, Driton Kuka, bashkë me ekipin e vet të xhudos, sot kanë ba homazhe te varri i ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ka vizitue familjen e tij.

Me këtë rast, Majlindës i asht dorëzue nji dekoratë nga familja Rugova.

Për këtë, Kuka ka njoftue në profilin e vet në Facebook:

“Majlinda dhe ekipi ynë sot kemi ba Homazhe para varrit të Presidentit Historik të ndjerit Ibrahim Rugova duke vazhduar mandej me vizitë në familjen Rugova ku kemi has në mikpritje të ngrohtë

Majlinda u nderua edhe me Dekoratë nga Familja Rugova”.