Majlinda merr titullin ma të madh në xhudo

Majlinda Kelmendi asht shpallë xhudistja ma e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Ajo ka falënderue Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për mbështetjen që i ka dhanë Kosovës.

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht due me urue presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetë Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova asht pranue në Komitetin Olimpik. Falë jush më asht mundësue me përfaqësue Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thanë “e arta” e Kosovës.