Manchester City rikthehet në krye të Premierligës (video)

Manchester City e ka mposht Burnley me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së trembëdhjetë të Premierligës.

Skuadra e Burnley kaloi e para n’epërsi (1:0), në minutën e 14’të, me super gollen e Dean Marney.

Por, ekipi i Pep Guardiolas arrti me rikthye rezultatin në 1:2 me dy golla të Sergio Aguerois, i cili shenoi në minutën e 37’të dhe 60’të.

Mbas kësaj fitore, City asht rikthye në krye të Premierligës me 30 pikë të tubueme, dy ma shumë sesa Chelseas, që ka nji ndeshje ma pak të zhvillueme.