Manchester United fitoi, por merr nji lajm të keq para lojës me Arsenalin

Manchester United ka marrë nji lajm të keq para derbit të javës së ardhshme ndaj Arsenalit.

Në këtë derbi, ‘Djatë e Kuq’ nuk kanë me mujt me llogaritë në sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, që ka me mungue për arsye të kartonëve të verdhë.

Kjo ka me qenë mungesa e parë e Ibrës në nji ndeshje në Premierleague, mbas ndëshkimit me kartonë të verdh.

Ibrahimovic shënoi sot dy golla në fitoren e Manchester 3-1 kundër Swansea.