Mancini kërkon këtë garanci, për me qëndrue te Interi

ROBERTO-MANCINI

Shtohen gjithnji e ma shumë dyshimet në lidhje me të ardhmen e Roberto Mancinit në drejtimin e Interit. Trajneri italian ka mbetun i zhgënjyem ma shumë nga strategjitë në merkato të klubit, sesa nga dështimi në arritjen e objektivit të Interit, për me hy në zonën e Ligës së Kampioneve.

Për sezonin e ardhshëm, Mancini që ka nji kontratë me zikaltrit deri në vitin 2017, ka me kërkue nga drejtuesit e klubit investimet e duhuna për me afrue Interin ende ma shumë me ekipet ma të mira në Serinë A.

Kërkesa e tij asht mbajtja e 5 futbollistëve që përbajnë boshtin e ekipit, që janë: Miranda, Kondogbia, Brozovic, Perisic dhe Icardi. Nëse Mancinit nuk i plotësohet kjo kërkesë, atëherë trajneri mundet me u largue.

Në këtë pikë, simbas të përditshmes “Corriere dello Sport”, dy janë alternativat për me zavendësuar Mancinin. Opcioni i parë asht Leonardo, për të cilin ky kishte me qenë nji rikthim te zikaltrit, mbas aventurës në sezonin 2010/2011, në të cilin Interi u rendit i dyti dhe fitoi Kupën e Italisë. Ndërsa, alternativa e dytë asht ajo e Sinisa Mihajlovic, i cili mbas aventurës jo pozitive te Milani, ka me kërkue me u rikthye në rolin e tij, dhe nji lëvizje në anën tjetër të Milanos, kishte me qenë nji shuplakë e fortë për kuqezinjtë.