Mancini kallxon çka kqyrë ma shumë në televizion!

ROBERTO-MANCINI

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, në nji konferencë shtypi ditën e Mërkure, la nji nga frazat ma të bukura të kësaj vere kur u pyet për të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi.

A mendoni se çashtja Icardi ka me u zgjidhë dhe a mendoni se ai ka me vazhdue me qenë kapiteni i Interit, ishte pyetja për Mancinin.

Përgjigja ishte tejet origjinale: “Unë nuk di gja fare për këtë çashtje. Nuk e di se ça ka ndodhë. Nuk lexoj gazeta, nuk ngoj radio, nuk shoh televizor… veç pak porno”.