Mancini: Rri, nëse…

ROBERTO-MANCINI

Roberto Mancini në konferencën e fundit për shtyp gjatë këtij sezoni, foli kjartë, bile ma kjartë se kurrë ma parë, tue vendosun pikat mbi I, nëse ka me qëndrue apo jo te ekipi i Interit edhe sezonin e ardhshëm.

“Fakti që kam vetëm nji vit kontratë me Interin nuk përban asnji lloj problemi për mue. Nuk synoj rinovimin, por due vetëm me pas sigurinë, sa i përket programeve që ka klubi dhe sa munden me ndikue ato në objektivat e ekipit.

Ka me fol me presidentin Thohir dhe nëse Interi ka nevojë për mue, ka me qëndrue me shumë dëshirë, në të kundërtën jam i gatshëm me prish kontratën”.