ManUtd, Real apo Juve? Pogba ban zgjedhjen live në TV

Transferimi i Paul Pogba po kthehet në nji telenovelë të vërtetë aq sa edhe vetë lojtari nuk ka ide të qarta për ekipin që ka me luejtë në të ardhmen.

I ftuem në televizionin e famshëm amerikan “ESPN”, në mesin e shumë pyetjeve dhe diskutimeve, Pogba asht provokue nga drejtuesit e emisionit, të cilët i kanë vendosë përballë fanellën e Man Utd, Real Madrid dhe Juventusit.

Gazetari e pyeti Pogba se cilën fanellë dëshiron me marrë, ndërsa portugezi u përgjigj tue qeshë se “Ka me i marrë krejt”.