Maqedonasit: Qe sa asht dami që na kanë ba shqiptarët e Shkendijes

Mbi 70 mijë euro asht vlerësue dami i shkaktuem në stadiumin “Filipi II”, mbas finales së Kupës së Maqedonisë, ku Shkëndija mposhti Rabotniçkin 2-0.

Lajmi u ba i ditun nga Cvetko Grozdanov, drejtori i shoqatës aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapsinave.

Asht thanë se janë thye mbi 300 ulëse, tualete, pllafon dhe pjesë instalimi. Grozdanov e ka konsiderue këtë ngjarje si huliganizëm të Shkëndijës dhe nji njollë të zezë në historinë e futbollit.

Grozdanov i ban thirrje Federatës maqedonase të Futbollit që me i dhanë fund manifestimeve të dhunshme nga tifogrupet e ekipeve.