Maqedoni, përleshje midis shqiptarëve dhe maqedonasve mbas lojës Vardari-Renova (video)

Ekipi i Renovës ka humbë si mysafir ndaj Vardarit të Shkupit me nji goll të shënuem nga Bllazhevci në minute e ’78.

Por, kjo ndeshje përfundoi me nji përleshje mes lojtarëve.

Kjo përleshje thuhet se ka vazhdue edhe në dhomat e deshjes, derisa ekipi i Renovës asht deklarue në Facebook për këtë çashtje.

“Fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashtë loje dhe shumë padrejtësi të tjera. S’kishe si të ndodhte ndryshe”, asht shkrue nga Renova.