Marre! Ndërprehet ndeshja Trepça-Peja në Ligën Ballkanike

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Pejës asht ndëpre kur rezultati ishte 47:54 në të mirë të pejanëve. Ishte Alban Veseli që i realizoi tre 3 pikësha me rradhë, gja që i irritoi tifozët vendas që filluen me hedhë sende në drejtim të tij dhe ndeshja u nderpre për disa minuta.

Hedhjet vazhduen edhe ma tej për m’u nderpre ndeshja për herë të dytë dhe për të përfundue.

Ndeshja pritet me u regjistrue me nji fitore të Pejës me rezultat zyrtar 0:20.

Thuhet që Trepça mundet me u denue me 5.000 euro denim me pare dhe 3 ndeshje pa tifozë.