Marre/Çepani: Qe çka i bani Shqipnia Majlindës në vitin 2008

Arbër Çepani, aktivisti i shoqnisë civile ka deklarue se xhudistes ma të mirë të botës nga Kosova, Majlinda Kelmendit i asht refuzue dy herë nënshtetësia shqiptare. Në vitin 2008 ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango e refuzoi kërkesën e saj për me marrë nënshtetësinë shqiptare mbasi nuk e quente potencial të mjaftueshëm për me u ba nji sportiste kulminante.

Qe çka shkruen Arbër Çepani.

“Ne 2008 shteti shqiptar refuzoi dy here kerkesen e Majlinda Kelmendit per te marre nenshtetesi shqiptare. Pergjegjesi i atehershem i Ministrise se Sporteve ne Tirane qe duhej te firmoste relacionin u shpreh: “Majlinda Kelmendi s’eshte potencial per t’u bere ndonje sportiste kulminante”! Majlinda me pas, arriti te marre nenshtetesine shqiptare vetem ne rruge informale, fal ngulmit dhe deshires se saj per ta patur ate me cdo kusht! Nderkohe qe sot ai “specialisti” i sportit po luan tavell me ndonje seli partie politike….Majlinda e pershendet nga Rio me nje Medalje te Arte!!”.