Marrëveshja drejt fundit, në Kallnor Milan kryen blemjen e bujshme

Gjigantët italianë të Milanit nën drejtimin e kinezëve pritet të bajnë nji merkato të madhe ku për 3 vite kanë me i shpenzue rreth 300 milionë euro.

Blemja e parë e bujshme pritet me qenë në Kallnor, ku kuqezijtë janë në diskutime për të arritë marrëveshjen me Chelse për të marrë mesfushorin Cesc Fabregas, shkruen ‘The Sun.

Simbas burimeve të tabloidit britanik, Fabregas ka me u transferue në ‘San Siro’ në formë huazimi me të drejtë blemje të kartonit të lojtarit.

Ky transferim pritet t’i kushtojë Milanit vetëm 2.5 milionë sterlina, dmth vetëm huazimi.

Milani nuk ka me u ndalë me kaq mbasi në Kallnor me shumë mundësi ka me transferue edhe sulmuesin e Lazios, Keita Balde për të cilin kuqezijtë kanë me i shpenzue 25 milionë euro.

screenshot_11-17