Mata: Futbolli asht kthye në biznes, preferoj me fitue ma pak

Sot futbolli nuk asht vetëm sporti ma i dashun në botë, por asht edhe nji biznes ku investohen shuma marramendëse paresh, ku ata që përfitojnë ma shumë janë normalisht protagonistët e fushës së gjelbërt, pikërisht futbollistët. Në kampionatet ma t’randësishme europiane, shuma të tilla si 2,3 apo 4 milionë Euro pagë vjetore janë mase normale, bile ka edhe nga futbollistë që përfitojnë edhe 5 herë ma shumë se kaq. Nji lojtar që paguhet shumë mirë asht edhe mesfushori spanjoll i Manchester United, Juan Mata, i cili në vitin 2014 u transferue nga Chelsea te Manchester United për ma shumë se 45 milionë Euro. Por, ky futboll me kaq shumë pare në mes nuk i pëlqen 27-vjecarit, i cili në nji intervistë theksoi se do të ishte i gatshëm me u pague ma pak, vetëm e vetëm që futbolli të ishte ma pak biznes.

“Në krahasim me shoqni të ndryshme apo kompani në fusha të tjera, unë përfitoj nji thes me pare, dicka irreale kjo në këtë kontekst, por normale me shumat që derdhen sot në futboll. Kur luen në nivelet ma t’nalta futbolli asht nji sport që t’shpërblen shumë mirë. Megjithatë për mendimin tem futbolli asht kthye në nji biznes dhe kjo gja nuk më pëlqen, pmbsi kështu ky sport po e humb disi bukurinë. Mue m’pëlqen kjo lojë, m’pëlqen të stërvitem, por edhe të rivalizoj. Jam i gatshëm me përfitue ma pak pare, që futbolli të jetë ma pak biznes”.