Mavraj kallxon shkakun e humbjes me Francën

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipnisë, Mërgim Mavraj mbas ndeshjes u shpreh se lodhja e madhe ishte nji ndër faktorët që ndikoi edhe në pësimin e gollave në fund.

“U lodhëm shumë në fundin e ndeshjes. Bamë nji sakrificë të madhe. Nuk donim që me i krijue hapsina Francës. Ishte nji ndeshje delikate, ku duhet të luenim nji ndeshje inteligjente ndaj nji Kombëtare shumë të fortë”, tha Mavraj.

“Kemi shpresë shumë ndaj Rumanisë. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Me këtë moral kemi me u mundue të paktën për me arritë nji rezultat të mirë, për me ju ba krenarë”, u shpreh Mavraj mbas ndeshjes.