Mavraj: Kundër Francës s’kemi asgja për me humbë

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipnisë, Mërgim Mavraj, ka deklarue në nji konferencë për media se përballja me Francën asht vendimtare për fatin e kuqezijve.

Ai theksoi se, asht pozitiv fakti që, Shqipnia e njeh kundërshtarin, tuee shtue se ekipi s’ka asgja për me humbë.

“Asht nji ndeshje ma shumë e randësishme se sa me Zvicren, futemi në takim për mbijetesë. Nëse arrijmë nji rezultat të mirë me Francën, kemi nji mundësi. Na si Shqipni nuk kemi asgja për me humbë, kemi me u mundue shumë për Francën, për me vnue në vështirësi sa ma shumë”,­ tha ai.