Mbahet seanca në CAS, frik vendoset për Kosovën

Sot asht mbajtë seanca e parë ndigjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lausanne, për çashtjen e parashtrueme nga Federata e Futbollit të Serbisë, ku kontestojnë pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.

Federata e Futbollit të Kosovës në Maj të këtij viti, asht ba anëtare e plot e UEFA’s në Kongresin e mbajtun në Budapest të Hungarisë.

Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se Kongresi ka shkelë statutin tue pranue Kosovën si pjesë të saj, shtet i cili nuk asht pjesë e Kombeve të Bashkueme.

‘Sportske.net’ shkruen se në seancën ndigjimore të mbajtun sot, Federata e Futbollit të Serbisë asht përfaqësue nga ish presidenti Tomislav Karadzic, dhe sekretari i përgjithshëm Tomisalv Ivkovic.

Palët e përfshime në këtë çashtje sot kanë paraqitë argumentet e tyne para kryetarit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Mbas prezentimit të argumenteve, kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ka deklarue se vendimi përfundimtar për këtë çashtje ka me u publikue në nji kohë shumë të shkurtë..