Mbas 55 vjetësh, Zidane then nji rekord legjendar

zidanee

Mbas fitores ndaj Espanyolit 2-0, Real Madridi i Zinedine Zidanes ka thy rekordin e vitit 1961 të ‘Los Blancos’ që drejtohej nga Miguel Muñoz.

Reali i Munoz kishte 15 fitore radhazi, ndërsa Reali i Zidane tashma ka ba 16 fitore me radhë në La Liga (llogaritë këtu edhe fitoret e sezonit të kaluem).

Reali i Zidane gjithashtu barazoi rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolës, prej 16 fitoreve radhazi në La Liga, të cilën ka me tentue me thy të Mërkurën mbrama kundër Villareal.