Mbas Barcelonës tronditet edhe Reali. Ronaldo…

Asht nervozue keq ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mbas “përndjekjes” që po i bajnë në Spanjë për nji shumë të madhe eurosh-taksa të papagueme. Ai i tha gjyqtarit në gjyqin e tij tatimor, se dëshiron të kthehet në Angli ku sillen ndryshe për këto çashtje.

Futbollisti i shquem portugez akuzohet se ka mashtrue autoritetet me 14.7 milionë euro. Ai ka qenë vetë i pranishëm disa herë në gjyq tue i hedhe poshtë personalisht akuzat, ndërsa në komentet e tij të bame më 31 Korrik ka lanë të kuptohet për nji kthim të mundshëm në Angli.

Deklaratat e katër herë fituesit të “Topit të Artë” sapo kanë dalë në dritë, përmes “RVV Cadena”, me ish-sulmuesin e Manchester United në dukje të hapun për nji rikthim të dytë të mundshëm në Premier League.

“Në Angli, kurrë nuk kam pase këto probleme, prandaj due të kthehem atje. Gjithmonë i kam pague taksat e mia, gjithmonë në Angli dhe në Spanjë. Siç e dini, unë nuk mundem me mshef asgja, kishte me qene qesharake nga ana ime për me ba nji gja të tillë”.