Mbas debaklit, Juventus merr edhe nji lajm të keq

Juventusi ka konfirmue se Dani Alves ka pësue lëndim të randë në kambë në humbjen 3:1 nga Genoa.

Ish mbrojtësi i Barcelona’s, Dani Alves, pritet me qenë jashtë fushës për nji kohë të gjatë. Alves u lëndue ndaj Genoas, në sfidën ku Juve humbi 3:1.

Ai largue nga loja 14 minuta para fundit të ndeshjes, mbas nji lëndimi që pësoi nga përplasja me Lucas Ocampos.

Testet kanë kallxue se ai ka thye kambën dhe ka me mungue ma gjatë, me testet e ardhshme që kanë me u ba të Hanën.