Mbas fitores në finale, Zidane siguron qendrimin te Real Madrid

Kunorëzimi në finalen e Milanos siguron të ardhmen e Zinedine Zidane në krye të Real Madrid. Presidenti Florentino Perez ka deklarue se Zidane asht pjesë e historisë së “Los Blancos” dhe nuk sheh asnji problem që ai me vazhdue me qenë në krye të klubit deri në vitin 2018.

“Zidane asht pjesë e historisë së Real’it. Ka fitue Champions’in si lojtar, si zv/trajner dhe tash si trajner. Mes tij dhe ekipit ka nji histori të madhe dashnie, nji histori të lumtun. Qendron përkrah meje që prej vitit 2001. Nënshkruem nji kontratë deri në vitin 2018 dhe në këtë aspekt nuk shoh asnji problem”.