Mbas pensionimit, Klitschko vjen me nji mesazh për Joshua

Ndeshja e Wladimir Klitschko kundër Anthony Joshua në Prill ishte nji nga ndeshjet ma të mira të boksit këto vitet e fundit.

90,000 fansa të boksit ishin mbledhe për me pa ndeshjen klasike në stadiumin Wembley dhe të gjithë shpresonin për nji ndeshje tjetër mes këtyne dyve ma vonë këtë vit.

Por, Klitschko në vend se me pranue nji tjetër ndeshje kundër Joshuas, ka vendose që të pensionohet.

“Para 27 vjete e fillova karrierën time në sport dhe ishte zgjedhja e profesionit ma të mirë ndonjiherë”, tha Klitschko.

Nji ditë mbas vendimit të tij, Klitschko bani nji tweet për Joshuan. Ai shkroi: “Zemra ime asht në paqe, ndërsa ia kaloj pishtarin Anthony Joshua’s – gjeneratës së re. Paç fat vlla i vogël, jam krenar me ty”, shkroi ai.