Mbas sulmeve terroriste. UEFA merr lajm të mirë për tifozët!

uefaaa

UEFA ka konfirmu se ndeshjet e Euro 2016 do të zhvillohen me tifozë.

UEFA e ka nji lajm të mirë për tifozët e skuadrave pjesëmarrëse n’Euro 2016.

Shtëpia e futbollit europian ka përjashtue mundësinë që ndeshjet në Kampionatin europian të zhvillohen pa tifozë për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste.

“Nuk asht parapa që ndeshjet të zhvillohen mbrapa dyerve të mbylluna”, thuhet në njoftimin e derguem nga UEFA tek agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Mbas sulmit të fundit në Bruksel dhe atyne të Parisit me 13 Nandor të vitit 2015, ka shtue shqetësimin rreth sigurisë në stadiume.