Mbërrin blemja e madhe e Interit

Mëngjesin e sotëm, sulmuesi Antonio Candreva ka mbërri në Milano, mbasi zyrtarisht sezonin e ardhshëm ka me veshë fanellën e Interit.

Italiani ka mbërri në aeroportin ‘Linate’ dhe tashma ka me ju nënshtrue testeve mjekësore për me kompletue me sukses këtë lëvizje, shkruen ‘Calciomercato’.

Lazio ka me përfitue 22 milionë euro, nji shumë, e cila ka me u pague mbrenda 4 viteve së bashku me 3 milionë bonuse në mvarësi të performancës së lojtarit.