Mbi 8% e islandezëve janë në Francë në përkrahje të ekipit të tyne!

Mbi 8% e popullsisë së Islandës ka me qenë në Francë për me i përkrahë lojtarët e kombëtares së tyne në finalet e Europianit, tue nisë me ndeshjen e parë që e luejnë të Marten ndaj Portugalisë.

Islanda asht nji ishull në veri të Europës që ka nji popullsi mbi 300 mijë banorë, ndërsa 26.985 persona, ose 8.15%, kanë udhëtue drejt Francës për me ndjekë ekipin e tyne përfaqësues.

Simbas vlerësimeve, këta tifozë pritet me shpenzue deri në 40 milionë euro gjatë qëndrimit të tyne në Francë, gja që nuk asht pritë mirë nga ekspertët ekonomikë islandezë.