Mc Gregor me fjalë të ashpra për Mayweather

Shumë gjana janë thanë nëpër media në prag të supersfidës midis Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, me të dy luftarët që kanë besim te forca e tyne.

Dhe, në intervistën e tij ma të randë ndoshta, irlandezi ka premtue se ka me shfrytëzue në maksimum pregaditjen e dobët të kundërshtarit të tij, derisa kanë me u rreh të Shtunën e ardhshme.

29-vjeçari madje e krahasoi veten e tij me nji gorillë, përpara se të deklaronte se ka me ja shkulë kryet amerikanit dhe ka me luejt futboll me të.

Gjatë nji interviste me ShowTime, ai u shpreh se ishte shumë i motivuem.

“Gjatë tanë karrierës më kanë thanë se nuk mundem me ba këtë apo atë, por kjo më motivon më tepër. Jeni tue pa nji gorillë që ka me u futë në ring dhe ka me shkatërrue Mayweather. Ai duket sikur rri nëpër lokale striptizmi tanë ditën, por unë e di që ai po punon fort.”