Me lot në sy, portieri kallxon pse nuk udhëtoi me ekipin e Chapecoenses (video)

Portieri i Chapecoenses, Nivaldo, ka njoftue tërheqjen e menjihershme nga futbolli.

Gardiani brazilian nuk ishte pjesë e ekipit në udhëtimin fatkeq, sepse dëshironte me u tërhekë nga futbolli në javën e ardhshme.

“Çdo gja ka nji arsye në jetë. Unë nuk udhëtova me ekipin, sepse deshta me ba ndeshjen lamtumirëse javën e ardhshme në shtëpi”, deklaroi Nivaldo, i cili u shpreh i shokuem me ngjarjen tronditëse.

42 vjeçari asht pjesë e Chapecoenses që nga viti 2006.