Media zvicrane: Shqipnia luen si shah, por gjueni sa ma shumë se kanë nji portier të dobët

Simbas gazetës “Blick” Shqipnia duhet me u respektue, por nuk duhet pasë frigë.

“Në formacionin titullar të Shqipnisë ishin dy ‘zvicranët’ Xhaka dhe Sadiku. Interesant ishte sidomos pozicioni i Xhakës. Ai ishte ma agresivi mes dy mesfushorëve të avancuem të qendrës. Shumë akcione kalonin në kambët e vllaut të Granitit. Kjo nuk duhet me na shqetësue shumë, mbasi puna e regjisorit nuk asht detyrimisht aftësia kryesore e tij. Por, duhet me pas kujdes nga lojtarët e krahëve, Roshi dhe Lenjani. Ata janë shumë të zhdërvjellët. Përpara, Sadiku lëviz gjithmonë në vijën e pozicionit jashtë loje, kështu bani edhe gollin. Nji gja tjetër që të bie në sy asht diciplina e naltë taktike. Shqipnia dokej sikur luente shah në fushë. I përngjansonte Norvegjisë së Botnorit 1998 që mundi Brazilin”, shkruhej në analizën e “Blick”.

Sa i takon gabimeve të kuqezijve, media zvicrane thekson se: “E tanë kjo nuk vlen, nëse si në rastin e gollit të parë të Ukrainës, mbas nji goditje të shpejtë dënimi, të gjithë ishin në gjumë. Dhe, nëse ban gabime të thjeshta. Si në rastin e Agollit kur Konoplyanka shënoi gollin e rezultatit 3-1. Çfarë don me thanë kjo për Zvicren?  Nëse i vendosim shqiptarët të Shtunen nën trysni, ka me ardhë gabimi apo pozicionimi i gabuem! Dhe duhet me gjuejtë, mbasi portieri rezervë i Lazio’s, Etrit Berisha, nuk e jep përshtypjen e sigurisë maksimale.