Mediat britanike: Pogba në ekipin anglez, punë e kryeme!

Mediat britanike janë të binduna që asht arritë nji marrëveshje mes Manchester United dhe lojtarit, i cili sezonin e ardhshëm me shumë mundësi ka me veshë fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Manchester United ka me zyrtarizue blemjen 1 javë mbasi Franca të eliminohet nga Kampionati Europian, shkruen ‘Daily Mail’.

Pogba te United pritet me u transferue për 128 milionë euro, ndërsa paga e tij ka me kapë vlerën ‘faraonike’ prej 380 mijë eurosh në javë.