Mediat franceze: Shqipnia si Kroacia e viteve 90’ta

shqipnia

Ndërkohë që po afron Kampionati Europian i futbollit “Euro 2016”, mediat franceze vazhdojnë me i kushtue randësi kombëtares shqiptare. Në nji analizë të radios “Europe1” për kuqezijtë, djemtë e De Biasit konsiderohen të rrezikshëm nëse nënvlerësohen siç u ba në fazën eliminatore.

Media në fjalë sjellë në vëmendje edhe dy ndeshjet e Shqipnisë me Francën, ku kuqezijtë triumfuen në sfidën e “Elbasan Arenës”.

“Europe1” e ka krahasue Shqipninë me Kroacinë e viteve 1990, që luente me zemër dhe shpirt patriotik.

“Shqipnia e njeh limitin e kualitetit të saj. Nuk kanë asnji lojtar të klasit botnor, por nuk duhen nënvlerësue. Mangësinë në aspektin teknik dhe fizik, ata e kompensojnë me fuqinë mendore. Ekipi luen me zemër dhe shpirt patriotik, diçka, që e pamë te kroatët në vitet 1990”, shkruen Europe1.