Mediat nga Kili sulmojnë Shqipninë: Ekipi ma i dobët në Euro 2016 fitoi ma shumë pare se Kili që fitoi Copa America!

Nji ekip në “Euro 2016”, veç për pjesëmarrjen në këtë garë ka fitue ma shumë të ardhuna (8 milionë euro) se ekipi kampion i “Copa America Centenario”, Kili (6 miloin euro).

Këtij fakti i asht ba jehonë në mediat ndërkombëtare, e sidomos ato të Kilit.

Disa prej të cilave shkruejnë se ekipet ma të dobëta në Euro 2016, tue cilësue të tillë edhe Shqipninë, kanë fitue ma shumë se kampioni i Amerikës.

Faqja nga Kili në adnradio.cl, shkruen se 6 milionë euro që mori Kili nga fitorja e trofeut, janë shumë pak krahasue me shumën që morën “Ukraina dhe Shqipnia, dy nga ekipet ma të dobëta në Euro 2016 në Francë”.

Ndërsa, AS në edicionin e Klit shkruen se, Shqipnia, nji ekip debutues në Europian, mori 9 milion euro, edhe pse u eliminue në fazën e grupeve me veç nji triumf ndaj Rumanisë.

Cilësimi i Shqipnisë si nji nga ekipet ma të dobëta të garës nga media kiliane doket disi i çuditshëm, tue pasë parasysh se ekspertë të nivelit ndërkombëtar të futbollit kanë vlerësue performancën e Shqipnisë në Europianin e Francës.

Screenshot_1-64