Mediat rumune bajnë hajgare: Sonte luejmë me “milionerat” e Shqipnisë

Disa media rumune kanë ironizue me shifrën e vendosun nga FSHF si shpërblim për kombëtaren në rast të kualifikimit për në fazën tjetër të Euro 2016.

Kjo për faktin se, shpërblimi i premtuem nga FSHF asht ma i naltë se ai premtuem nga Federata Rumune e Futbollit.

Federata Shqiptare ka me i dhanë 3 milionë euro, ndërsa federata rumune 2.5. Rumania asht vend anëtar i BE dhe ka nji popullsi prej afro 20 milionë banorësh. Kombëtarja e tyne ka marrë pjesë në disa europianë e botnorë.

Mediat rumune shkruejnë se, FSHF asht “milionere”, mbasi ka ma shumë para se Federata Rumune. Simbas tyne, kjo ka me ba që lojëtarët e Shqipnisë me luejtë ma fort.