Mediumi anglez ja përkujton Shaqirit se çka kishte thanë për Kosovën!

Mediumi i njohun anglez, “Evening Standard”, ka shkrue për mundësinë e përzgjedhjes së Kosovës që kanë futbollistët me prejardhje nga Kosova. Kosova asht pranue në UEFA dhe FIFA në muejin Maj, ndërsa asht përfshi në kualifikimet për Kampionatin Botnor të Rusisë që mbahet në vitin 2018.

E nji çashtje e ndjeshme që asht shfaqë, asht ajo e futbollistëve të Kosovës që luejnë për përfaqësuese tjera, dhe emnat ma të mëdhaj janë në Zvicër.

Theks i veçantë në shkrimin e “Evening Standard” i asht kushtue Granit Xhakës, e ardhmja e të cilit ka me u mësue ma së largu në fund të këtij mueji.

Por, ky medium kujton edhe deklaratën e Xherdan Shaqirit që kishte dhanë gjatë Kampionatit Europian.

“Çfarë nëse trajneri i Kosovës më ofron pozitën e kapitenit? Sigurisht, kam me mendue”, kishte thanë në Qershor Shaqiri gjatë nji konference për shtyp.