Mediumi kroat kërkon ndihmë për Kroacinë para lojës me Kosovën!

Mediat kroate kërkojnë ndihmë për trajnerin Ante Cacic, i cili ka shumë futbollistë të lënduem para ndeshjes kundër Kosovës.

Kroacia ka me qenë mysafire e Kosovës në Shkodër, në duelin e xhiros së dytë të eliminatoreve për “Kampionatin Botnor 2018”.

Por, trajneri Ante Cacic ka shumë telashe mbasi disa prej futbollistëve kryesorë kanë me mungue për shkak të lëndimeve.

Ndërsa, portali “Jutarnji List” ka kërkue ndihmë për strategun kroat.

Ky medium ka krijue nji sondazh tue kërkue nga lexuesit që t’i ndihmojnë atij tue e zgjedhë formacionin për ndeshjen kundër Kosovës.