Mediumi ukrainas: Loja Ukrainë-Kosovë mundet me u regjistrue 0:3

Kosova mund të mposhtë Ukrainën pa luejt hiq në ndeshjen e përcaktueme më 9 Tetor. Kështu shkruen sajti ukrainas “sport-express.ua”, të cilët bazohen në refuzimin e mundshëm të FIFA’s, që ndeshja të luhet në vend neutral, siç ka kërkue Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU).

Ukraina nuk e njeh pamvarësinë e Kosovës dhe pasaportat e saja, prandaj ka kërkue nga FIFA, që ndeshja në fjalë të luhet në Bullgari, si vend neutral.

Mirëpo, sajti ukrainas i frigësohet ma të keqes. “Nëse FIFA thotë jo, Ukraina ka me qenë në rrugë pa krye. Të luej në shtëpi (edhe pse FIFA e dinë se kjo nuk asht e mundun) ose të regjistrohet ndeshja me rezultat zyrtar. E njajta dilemë ka me qenë edhe me ndeshjen që parashihet të luhet në Kosovë, sepse na nuk jemi në gjendje të luejmë në territorin e papranuem. Pra, imagjinoni tash sikur Ukraina të humb 6 pikë nga Kosova, shpresa për kualifikim kishte me u shue qysh tash”, shkruen “sport-express.ua”.