Megithatë, Euro 2016 nderon viktimat e Stambollit

Çerekfinalja e parë e Euro 2016 mes Polonisë dhe Portugalisë ka nisë me nderimin për viktimat nga sulmet terroriste në Stamboll.

Të Martën në Aeroportin “Ataturk” mbetën të vramë ma shumë se 40 persona mbas tre sulmeve me bomba. Ma shumë se 200 kanë mbetë të plagosun.

Sot gjatë ditës u raportue se UEFA kishte marrë vendim që mos me mbajtë nji minutë heshtje për viktimat e Stambollit me arsyetimin se Turqia nuk asht ma në garë në Europian, por doket se ka ndërrue ky qëndrim ma vonë.