Mendimi i Ancelottit për triumfuesin e Topit të Artë

Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti e ka të vështirë për me pranue se Cristiano Ronaldo asht futbollisti ma i mirë në botë.

Në nji intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’, Ancelotti nënvizoi se Ronaldo nuk e ka fitue ende ‘Topin e Artë’ mbasi, simbas tij Leo Messi asht aty për me konkurrue.

Nuk e di nëse Ronaldo asht lojtari ma i mirë në botë. Messi asht ende aty. Të dy kanë luftue për këtë trofe në vitet e fundit. Mendoj qe rivaliteti i tyne i ka ba ma të mirë”, tha Ancelotti.