Mërgim Mavraj u përgjigjet kritikëve me nji varg nga Kur’ani

Mbas kritikave të shumta në lidhje me refuzimin e fanelles që i bante reklamë nji birre, ka reague vetë Mërgim Mavraj.

Kosovari ka postue nji foto në “Instagram”, tue lanë nji përshkrim si ma poshtë.

“Besimtarët e vërtetë, kur i ofendojnë të paudhët, ju përgjigjen me “selam” paqja e Zotit qoftë mbi ju”, shkroi Mavraj.

Foto ka marrë shumë pëlqime nga tifozët e tij.