Mesazhi i trajnerit të Kosovës për Adnan Januzajn

Adnan Januzaj ende e ka derën e hapun të Përfaqësuesja e Kosovës.

Kështu ka deklarue përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaki, në prag të ndeshjes me Kroacinë. Januzaj asht ndër lojtarët e pakët që ende ka të drejtë t’i bashkohet Kosovës, tue lanë Belgjikën.

“Nuk ja mbyllim derën Adnan Januzajt, neakemi shprehë interesim. Nuk ka pasë ma tentim për ta bindë Januzajn. Ai duhet të kërsit tash në derën e Federatës”, ka thanë Bunjaki.

“Ne e kemi përcjellë atë qysh në moshën 16 vjeçare. Edhe zyrtarisht i kemi shprehë interesim. Me babën e tij nuk kam pasë kontakt, dera për të asht gjithmonë e hapun, por asnji hap ma nuk e lëvizim për ta bindë atë”, shtoi ai.