Mesfushori i Real Madrid’it zbulon se ka nji qen me emnin Mesi

Mesfushori i Real Madrid, Isco, ka zbulue se ka në shtëpinë e tij nji qen të cilin e ka quejtë Mesi.

Ai sqaron se, ketë emën qeni e ka marrë nga baba dhe vëllai i tij. “Kam nji qen që quhet Mesi. Nuk ia kam vnue unë emnin, por baba dhe vëllai”, deklaroi Isco për mediat spanjolle.

“Nuk e nxjerr shumë jashtë shtëpisë, sepse duhet me thirrë n’emën”, shprehet lojtari i kombëtares spanjolle.

Nuk asht hera e parë që lojtarët “Los Blancos” dhe ata “Blaugranas” thumbojnë njani-tjetrin, mbasi dy ekipet kanë nji rivalitet historik mes tyne.