Messi apo Ronaldo? Përgjigjen e jep Ancelotti

Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti ka hezitue me kallxue se cili asht ma i miri në botë mes Ronaldos e Messit.

Në nji intervistë për të përditshmen ‘Marca’, Ancelotti dha nji përgjigje diplomatike tue thanë se nji vit asht Ronaldo dhe tjetrin Leo Messi.

“Cili asht ma i mirë, Messi apo Ronaldo? Nji vit asht Ronaldo ma i mirë, vitin tjetër Messi. Ata janë përmirësue edhe ma shumë për shkak të konkurrencës mes tyne, kjo asht e mirë edhe për futbollin. Ata janë më të mirët në botë dhe ma e randësishme asht imazhi që kanë krijue. Që të dy janë shumë të randësishëm për futbollin”, u shpreh Ancelotti.