“Messi asht princi, unë jam mbreti i futbollit”

Pele, i mbi-quejtun nga të gjithë si “O Rei” (Mbreti), ka thanë se Lionel Messi asht lojtari ma i mirë i kohës së tij dhe e ka përkufizue yllin e Barcelona’s si “princi” i futbollit. Ish-numri 10-të i Brailit asht i bindun se argjentinasi ka të njajtën randësi që ka pas edhe ai gjatë karrierës së tij, pamvarësisht që beson se “Pleshti” nuk asht lojtari ma i mirë i tana kohnave i Argjentinës.

“Nëse unë jam mbreti, atëherë Messi ka qenë princi për 15 vitet e fundit”, ka thanë Pele për “La Vanguardia”.

“Nuk mundem me quejt “mbreti”, sepse ka vetëm nji mbret. Besoj se Alfredo Di Stefano ka qenë lojtari ma i kompletuem argjentinas. Ai ka qenë ma i kompletuem se Maradona dhe Messi. Unë jam i kënaqun për faktin se kam luejt në epokën time, edhe pse asht vërtetë se tash gjanat janë ma të lehta. Lojtar si Di Stefano nuk janë aq të njohun, sepse nuk ka shumë materiale filmike nga paraqitjet e asaj kohe”, ka thanë Pele./Rrokum.TV