Messi – gollashenuesi ma i mirë i Argjentinës

Ylli i futbollit botnor, Lionel Messi, asht ba gollashënuesi ma i mirë i krejt kohnave i kombëtares së Argjentinës, mbas gollit të shënuem në ndeshjen gjysëfinale të Kupës së Amerikës, kundër Shteteve të Bashkueme, raporton agjencia Reuters.

Me këtë goll, Messi arriti me i shënue 55 golla në takimet ndërkombëtare të Aregjentinës.

Pesë herë lojtari ma i mirë i vitit në botë, Lionel Messi ka shenue goll në minutën e 32’të të duelit të zhvilluem në Hjuston, kështu që Argjentina udhëhiqte me rezulatt 2:0.

Me këtë goll në 112 ndeshjet ndërkombëtare për seleksionin e Argjentinës, ai ja kaloi futbollistit tjetër argjentinas, Gabriel Batistuta, i cili i ka dhanë 54 gola në 78 ndeshje për Argjentinën, që ishte dy herë fituese e Kampionatit Botnor të Futbollit.