Messi ka nji lajm të mirë për tifozët

Lionel Messi, i cili aktualisht asht i nxanë në Copa Amerika, edhe pse nuk luejti në ndeshjen e parë për Argjentinën e cila fitoi 2-1 ndaj Kilit, shkaku i nji lëndimi të lehtë, lojtari ma i madh në botë ka nji lajm të mirë për tanë tifozët e Barcelona’s anë e mbanë botës.

Ekipi i tij Barcelona, i ka ofrue kontratë te re deri me 30 Qershor të vitit 2022, dhe nënshkrimi i kontratës pritet me u finalizue menjihere mbas përfundimit të Copa America.