Messi konfirmon t’ardhmen: Due me luejt për…

E ardhmja e sulmusit të Barcelonës, Lionel Messi ende asht mbet e pakjartë, mirëpo nëse vendos me u rikthye në Argjentinë, atëherë asht vetëm nji klub që ai kishte me lue. Reprezentuesi argjentinas ka zbulue se do të luente për ish-klubin e fminis, Newell’s Old Boys nëse kishte me u rikthye ndonjiherë në vendlindjen e tij. “Siç e kam thanë ma parë, nuk e di kur do të ndodhë. A do të rikthehem apo jo. Mundem t’iu siguroj, po do kisha me dëshirue me luejt në ligën e Argjentinës dhe për klubin e Newell’s, mirëpo kjo varet nga shumë gjana të tjera”, ka përfundue Messi.