Messi: Qe kush due me fitue Ligën e Kampionëve

messiii

Ylli i skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi ka zbulue ekipin e tij të preferuem që don me fitue Ligën e Kampionëve.

Finalja e Ligës së Kampionëve ka me u vendosë ndërmjet dy klubeve madrilene, Real dhe Atletico Madrid, teksa Messi ka zbulue dëshirën e tij, se cila nga këto dy ekipe dëshiron me fitue titullin.

“Ka me qenë shumë kënaqësi me kqyrë se Atletico Madrid ka me fitue Ligën e Kampionëve. Me qenë shumë i sinqertë, askush që e mbështet Barcelonën, nuk ka dëshirë që Real Madridi me fitue ndonji gja”, ka përfundue Messi. /Rrokum.TV