“Messi” shqiptar, shënon goll identik si Messi kundër Getafe

Dita-ditës Kosova asht tue vërtetue se ka talente të mëdha të futbollit në mbarë botën.

I tillë asht edhe ky i ri nga Kosova, i cili jeton në Zvicër. Leon Bajra nga Gjilani, i cili jeton që nji kohë të gjatë në Zvicër, ka shënue nji goll të ngjashëm me atë të Lionel Messit që kishte shënue si 19 vjeçar ndaj Getafes.

15 vjeçari, që aktualisht luen për U16 të SCR Altach, për dallim nga Messi, ishte ma n’qendër të fushës.

Baba i tij ka ba të ditun në rrjetet sociale se edhe përkundër se asht vetëm 15 vjeçar, nga sezoni i ardhshëm ka me qenë pjesë e ekipit të parë, mbasi llogaritet nji ndër talentet ma të mëdha të klubit SCR Altach.

Kqyre gollin e “Messit” shqiptar