Messi: S’kam ditë gja, i kam besue babes dhe avokatit

Messi dhe baba i tij Jorge Horacio rrezikojnë dy vjet burg nëse shpallen fajtorë për mashtrim të autoritetit tatimor të Spanjës. Ata akuzohen nga Prokuroria se kanë fshehë taksa në vlerë prej 4.1 milionë eurosh.

Megjithatë, gjasat që Messi me përfundue mbas hekurave janë të pakta, mbasi denimi i tij mundet me qenë me gjobë dhe jo me burg.

28 vjeçari ka thanë se nuk ka qenë në dijeni se çfarë po nënshkruente, mbasi asnjiherë nuk e ka pyetë baben e tij.

“Nuk kam ditë se çfarë po ndodh. I kam besue babes tim dhe avokatit për çdo gja”, ka thanë Leo Messi.

“Asnjiherë nuk kam mendue për këto gjana, vetëm kam nënshkrue, por askush nuk më ka shpejgue asgjë për çka po bahet fjalë”, ka shtue Messi.